Lindshmëria në Itali në nivelin më të ulët, Papa dhe Draghi të shqetësuar

Lindshmëria në Itali në nivelin më të ulët, Papa dhe Draghi të shqetësuar

Kryeministri i Italisë Draghi dhe Papa Françesku janë të alarmuar nga ulja dramatike e lindshmërisë në Itali. Në vitin 2020 u regjistruan vetëm 404.000 lindje të reja, numri më i ulëtqë prej vitit 1861. Qeveria do të marrë masa për të përmirësuar situatën.  

“Është njëlloj sikur të zhdukej çdo vit nga një qytet me 200.000 banorë”, tha papa Fraçesku. Papa u shpreh, se duhet të shtohet siguria shoqërore për të rinjtë dhe familjet. “Ne flasim vazhdimisht për vazhdimësinë ekonomike, teknologjike dhe mjedisore, por duhet të flasim edhe për vazhdimësinë e gjeneratave”, deklaroi kreu i kishës katolike. Ai shtoi gjithashtu, se është e nevojshme, që rinisë t’i garantohet një e ardhme e sigurt, me një vend pune e të qëndrueshëm, vendbanim të sigurt dhe tu jepen shtysa, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin e tyre.  

Në Asamblenë e Përgjithshme për Shkallën e Lindshmërisë folën përfaqësues të institucioneve, bankave, ekonomisë, kompanive të sigurimit, mediave dhe të sportit për “dimrin demografik”. Shkalla e lindshmërisë në Itali është 1,27 fëmijë për grua. Mesatarja evropiane sipas BE-së ishte 1,53 në vitin 2019. Pandemia e koronës ka përkeqësuar rënien e popullsisë vitin e kaluar. Deficiti mes lindjeve dhe vdekjeve shkoi deri në  342,000. Ky është hendeku më i madh që nga gripi spanjoll në 1918. 

Italia planifikon ta luftojë këtë problem me anë të politikave të ndryshme. Një pjesë e madhe e programit të Dragh-it për rikuperimin nga pandemia, i cili ka një buxhet prej 221.1 miliarda eurosh, do të shkojë për kopshtet e fëmijëve dhe për shkollat fillore. Investimet në industritë digjitale dhe ekologjike do të hapin vende të reja pune për të rinjtë. Do të ketë gjithashtu programe subvencioni për blerjen e banesave. / Tagesschau / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy