
Gjykata e Lartë e Spanjës nesër do të thotë fjalën e fundit mbi kërkesën për t’i hequr eshtrat e diktatorit Francisco Franco nga "Valle de los Caidos", monumenti i ndërtuar për të përkujtuar viktimat e Luftës Civile.
Ky ishte një vendim i qeverisë socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez, vitin e kaluar, në Monkloa, por u bllokua nga drejtësia pas apelit të familjes Franco, e cila e kundërshton heqjen e eshtrave nga monumenti.



