Stringa: Kemi një rritje me 53%, qytetarët të përgatiten për kostot të larta (VIDEO)

Stringa: Kemi një rritje me 53%, qytetarët të përgatiten për kostot të larta (VIDEO)

Petagogu Azmi Stringa në një lidhje skype në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë duke u shprehur se aktualisht kemi një rritje me 53%.

Ai theksoi ndër të tjera se qeveria duhet të ulet me grupet e interesit, kompanive duhet tu bëhet e qartë se nuk mund të abuzojnë me çmimet në mënyrë fiktive duke përfituar padrejtësisht.

Stringa deklaroi se kjo situatë e krijuar aktualisht në vendin tonë po prodhon kompani të brishta dhe jo konkurruese. Sipas tij qytetarët nuk duhet të gënjejnë më veten siç kanë bërë deri tani, por të përgatiten për kosto të larta që do të paguhen nga xhepat e tyre, pasi po përballemi me sfida të mëdha.

Nëse shohim tregjet janë transmetuar në shpejtësi të lartë ndryshimet dhe në kohë të tilla spekulantët dalin në sipërfaqe. Ky është detyrim i shtetit të bëjë drejtësi që këta spekulantë të mos bëjnë padrejtësi në kurriz të qytetarëve. Nga janari deri tani kemi parë që çmimi i naftës është rritur, por duhet të kemi parasysh që taksat kanë ngelur pa lëvizur, kostot e transportit po ashtu. Atëherë pse te ne rritet me 30 lekë dhe në vendet e tjera me 10 lekë? Rritja e bursës është vetëm 30% çka bëjnë që këto përfitime të shpejta i mbajnë gjallë për periudha një javore, dy javore këto shifra.

Brenda çmimit 192 lekë që paguanin më parë një pjesë e tij diku te 81 lekë janë taksa, diku te 35 lekë janë kosto transporti, pra pjesa që ndikohet nga luhatja në bursë janë 72 lekshi që afektohet nga çmimet e bursës. Duhet të kishim një rritje vetëm 200 lekë të vjetra, ne patëm dyfish të saj. Në tregjet ndërkombëtare deri në datën 5 mars çmimi ka qenë 118 dollarë dhe në fund të janarit 91 dollarë. Kjo përbën një rritje diku te 35% të çmimit në tregje, kurse tek ne ky çmim është rritur jo sa në botë, por nga 75 lekë në 135 lekë, çka do të thotë 53% rritje. Pyetja është ku shkon ky 25% në këtë hark kohor 1 mujor?

Në këto kushte shumë pak është për tu bërë por politika që ka lidhjet e forta me biznesin duhet të ulet me ta që ata të mos përfitojnë padrejtësisht. Po krijojmë ca dëme me shokun e parë që po marrim me financa publike të dobëta dhe keq menaxhuara po na krijon vështirësi të jashtëzakonshme për të gjithë qeverinë kjo mund të krijojë dëme të mëdha në xhepat e qytetarëve. Qytetarët duhet të përgatiten që një pjesë të kostove siç janë mësuar do ta mbajnë vetë në xhepat e tyre. Nëse duan të vazhdojnë të gënjehen le të vazhdojnë të gënjehen. Qeveria shqiptare i ka pasur të gjitha mundësitë dhe tani nuk ka çfarë të pritet më, ne po përballemi me sfida shumë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy