
Policia ka arrestuar Fabiol Alushi, i akuzuar si i përfshirë ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti, ku mbeti i vdekur shtetasi, Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
“Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.10.2018 u ndalua shtetasi në kërkim F.A., vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 79, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e policisë.
Autori kryesor i vrasjes dyshohet të jetë efektivi i Forcave të Armatosura, Marviol Bilo. Në kërkim ishin shpallur dhe Ervin Mata, 31 vjeç dhe Fabjol Alushi, 42 vjeç i cili mbeti i arrestuar nga policia.
Për ngjarjen, prokuroria ka nisur hetimin në dy pista; ajo e lindjes së konfliktit pasi Gaxha kishte ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, por nuk është përjashtuar as pista e konflikteve për trafiqe të paligjshme.



