Asnjë provë për ekzistencën e Ufo-ve, Pentagoni nxjerr raportin për jashtëtokësorët

Asnjë provë për ekzistencën e Ufo-ve, Pentagoni nxjerr raportin për jashtëtokësorët

Ekzistenca ose jo e alienëve ka ngjallur gjithmonë kureshtjen e njerëzve. Pikëpyetjet kanë qenë të shumta, por një raport i fundit i Pentagonit thotë se hetuesit amerikanë nuk kanë gjetur asnjë provë, nga mijëra materiale të konsultuara nga gjithë bota që pas luftës së dytë botërore, që të sugjerojë se alienët kanë vizituar Tokën ose kanë zbritur këtu.

Sipas ekspertëve që kishin konsultuar pamjet dhe fenomenet që ishin arkivuar, shumica ishin fenomene të zakonshme dhe të shpjegueshme.

‘Zyra jonë nuk gjeti asnjë provë që pamjet e mbërritura të tregonin për teknologji jashtëtokësore. Megjithatë, shumë raporte mbeten të pashqyrtuar dhe pazgjidhur. Prandaj ne vlerësojmë se nëse do të kishte më shumë të dhëna dhe cilësi më të mirë, shumica e këtyre rasteve gjithashtu mund të identifikoheshin si objekte ose dukuri të zakonshme.

Që nga viti 1945, qeveria amerikane ka financuar hetime të ndryshme për të përcaktuar nëse fenomenet anormale apo objektet e paidentifikuar përfaqësonin rrezik sigurie për vendin, kërcim nga Bashkimi Sovjetik apo ishte teknologji aliene.

Dokumentarë të ndryshëm konspirativë kanë në qendër të vëmendjes së tyre se amerikanët kanë një bazë të fshehtë ku kanë instaluar anije kozmike aliene. Raporti i Pentagonit flet edhe për këtë pikë.

‘Qëllimi i këtij raporti nuk është të provojë ose të hedh poshtë ndonjë besim të caktuar që kanë grupe të ndryshme njerëzish. Përkundrazi, ne përdorim një qasje rigoroze analitike dhe shkencore për të hetuar të gjitha fenomenet anormale dhe objektet e paidentifikuar. Nuk kemi asnjë provë për pretendimet që kanë shumë njerëz për baza sekrete me ufo dhe disqe fluturues. Këto pretendime do të detajohen në një vëllim të dytë të raportit.

Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve amerikanë apo ekspertëve të fushave të ndryshme për kërkimet në univers për jetën aliene, sërish kjo mbetet një temë që prodhon interes në kinematografinë hollivudiane dhe dokumentarë e libra të ndryshëm konspiracioni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy