Ish-deputeti Halit Valteri u paraqit sot në SPAK për të depozituar prova të reja lidhur me kallëzimet e bëra prej tij ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Në një prononcim për mediat Valteri thotë se së shpejti shqiptarët do të shohin të arrestuar një ish-President.
Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK prova të tjera. Ka kontrata të firmosura nga vet Ilir Meta me kompaninë lobuese, ku e çon totalin e pagesave të lobimit në rreth 1,2 milionë dollarë, të paguara nga taksat e shqiptarëve, për të bërë pagesa lobimi në SHBA. Janë prova që i kemi paraqitur edhe më parë në SPAK, kemi sjellë edhe të tjera dhe janë sqarime të bëra për pika të ndryshme në dosje. Për mendimin tim, SPAK nuk ka çfarë pret më, inkurajoj të bëjnë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës dhe vënien para përgjegjësisë”.
I pyetur se ku ka arritur puna e SPAK me hetimet, Valteri thotë:
Nuk jam i autorizuar të them asgjë. Di që SPAK ka ecur përpara, sot Ilir Meta është person nën hetim si gjithë personat që kryejnë krimi, dhe së shpejti, me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish-president dhe ish-kryeministër të arrestuar dhe para drejtësisë”.



