Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, mendon që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po shkon drejt arrestimit.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” ai tha që Rama ka pasur informacione për goditjen prandaj e spostoi Gonxhen drejt Tiranës.
“Lali Eri është drejt arrestimit. Unë i ndjek gjërat në vijimësinë ligjore dhe racionale. Hetimi për Lali Erin ka nisur në 2020-ën. Lali Eri është drejt burgut. Ka denoncime pa fund. Thelbi është që ka një informacion që GJKKO që të enjten ka marrë vendim që Veliajt t’i sekuestrohet pasaporta dhe mos dalë jashtë vendit. Do ta shohim dalë nga dalë. Bashkëshortes, vëllait iu sekuestrua telefoni. Ti mendon se SPAK bën kontrolle pa asnjë dyshim?! Po flasim për njeriun nr.2 të PS. Unë e shoh ciklin e mbyllur të Lali Erin. A nuk ishte e njëjta histori me Ahmetajn dhe Beqajn. Unë nuk po them që Veliaj do arrestohet nesër, por e ka mbyllur ciklin. Bëhet fjalë për tendera, korrupsion, inceneratorët, 5D, justifikimi i të ardhurave. Ka një urrejtje bipolare PS-PD për Lali Erin. Ardhja e Gonxhes tregon që Rama kishte informacion që do vinte një goditjes. Ashtu siç ka zëra që Rama e shiti Lali Erin. S’e besoj këtë. Rama s’të mbron, por re keq”.



