Prokurori Adriano Dyrmishi dyshohet si kërcënuesi i gjyqtares Arnisa Këlliçi

Prokurori Adriano Dyrmishi dyshohet si kërcënuesi i gjyqtares Arnisa Këlliçi

Hashtag.al ka publikuar sot nje dokument eskluziv ku rezulton se një kërkesë e gjyqtares Arnisa Këlliçi ka zbuluar emrin e kërcënuesit të dyshuar të saj. Sipas letrës bëhet fjalë për prokurorin Adriano Dyrmishi. Këlliçi shkruan se nga dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori në fjalë, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ajo thekson se kërcënimi në fjalë i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të Gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e saj. Në fund të letrës, gjyqtarja Këlliçi i kërkon prokurorisë pjesë e së cilës është Dyrmishi që të deklarojë mungesën e moskompetencës dhe dërgimin e akteve një prokurorie tjetër më të afërt.

Pak ditë më paë gjyqtarja Arnisa Këlliçi kërkoi mbrojtje të posaçme pasi i kishte ardhur në kërcënim me jetë për atë dhe familjen e saj. Kërcënimi është regjistruar gjatë një telefonate të kancelarit të Gjykatës me prokurorin e dyshuar Dyrmishi e më pas sipas Kancelarit i është përcjellë gjykatës. Kancelari i Gjykatës së Tiranës, i cili ka bërë kallëzimin ndaj një prokurori, pretendoi se prokurori kërcënoi edhe atë e familjen e tij. Ai ka mundur të regjistrojë bisedën me prokurorin ku kërcënohej edhe gjyqtarja Këlliçi. Përveç kallëzimit, Kancelari ka vënë në lëvizje edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar procedim disiplinor ndaj prokurorit Pas kërkesës së Këlliçit, KLGJ-ja e miratoi mbrojtjen e posaçme të gjyqtares dhe familjes së saj.

MCN TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy