Haradinaj paralajmëron zgjedhjet e reja: Na priftë e mbara më 2017

Haradinaj paralajmëron zgjedhjet e reja: Na priftë e mbara më 2017

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar platformën qeverisëse për Kosovë, duke paralajmëruar zgjedhjet për vitin e ardhshme.

 “Na priftë e mbara më 2017”, ka thënë Haradinaj, në përmbyllje të takimit të sotëm me simpatizantët e AAK-së.

Ai ka thënë se për të ndodhur ndryshimi duhet edhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, për të cilët ka thënë se ekziston.

Në këtë takim, Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës ka dështuar në drejtësi, ka dështuar në bujqësi, ekonomi, arsim dhe shëndetësi.

“Kemi shëndetësi të sëmurë. Ne do ta kthejmë normalitetin në këtë fushë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj s’ka përmendur asnjë emër konkret për gjendjen e keqe në Kosovë. S’ka përmendur emrin as të Isa Mustafës, as të Kadri Veselit e as të Hashim Thaçit. Ka folur me emra të përgjithshëm kur ka akuzuar pushtetin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy