Zjarri i cili shpërtheu mëngjesin e së dielës gjatë një koncerti në një klub nate në Koçan vrau 59 të rinj ndërsa mbi 150 njerëz kanë pësuar lëndime teksa po përpiqeshin të dilnin nga dalja e vetme e lokalit ndërsa flakët ishin përhapur në çati.
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Mevludim Imeri, në një lidhje për "MCN Live", tha se diskoteka ka operuar pa licencë për një vit, dhe pas tragjedisë, qeveria u kujtua për të kryer kontroll në të gjitha klubet dhe diskotekat në vend.
Realisht në MV jemi mësuar qe ti themi me lajme te tilla famëkeqe që marrin jetë njerëzish, sepse brena 4 vitesh kanë ndodhur shumë raste.
Hezitime ka nga të gjithë njerëzit që mund të sillet drejtësi, por më e keqja që ngre edhe më shumë pikëpyetje për drejtësinë është se lokali ose stalla në të cilën humben jetën 59 persona, ka punuar ma certifikatë, pa licencë nga marsi i vitit të kaluar dhe kur ka ndodhur tragjedia objekti ne fjale i palicensuar dhe nuk dihet se pse zyrtarët policor nuk kanë kryer kontrolle në këto lokacione. Objekti në fjalë i ngjante një kasolle ku do ishin akomoduar kafshë e jo njerëz. në një objekt ku janë shitur 250 bileta hyrëse e brenda ishin futur 500 persona.
Pas ngjarjes në fjalë, kryeministri dhe qeveria kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta në objekte të tilla për t’i kontrolluar dokumentacionet e nevojshme.
Imeri theksoi se mijëra njerëz janë mbledhur në Maqedoninë e Veriut për të kërkuar drejtësi për 59 personat e vdekur nga zjarri, dhe protesta të tilla janë paralajmëruar edhe për ditën e sotme.
Përmes këtyre protestave, qytetarët kërkojnë që të vihet fund korrupsionit, i cili sipas tyre është përgjegjës për këtë katastrofë tragjike
Dje në Koçan ka pasur protesta është hedhur me gurë shtëpia e kryetrarit të komunës, me gurë edhe objekti i komunës, dhe shtëpia e pronarit të diskotekës, dhe është rrokullisur edhe makina e pronarit të diskotekës famkeqe.
Protesta janë paralajmëruar sërish sot në Shkup, dhe janë mbledhur studentë në marsh paqësore. Poashtu sot në ora 18:00 do të ketë më masive në kryeqytet.
Ky rast përbën përjashtim, dhe qytetarët tashmë janë vetëdijesuar se ka korrupsion në Maqedoni dhe se njerëzit kanë ndërruar jetë pikërisht nga ky korrupsion.



