Murati: Marrëdhëniet politike Shqipëri-Kosovë janë në pikën më të ulët që prej pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

Murati: Marrëdhëniet politike Shqipëri-Kosovë janë në pikën më të ulët që prej pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

Situata politike në vend dhe jashtë saj në kontest të marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Kosovës, kurrë nuk kanë qenë më të këqija, u shpreh përmes Skype për TvT, analisti politik, Erli Murati.

“Raportet midis dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të këqij, sepse i dedikohen të dy palëve, ka tendencë nga Tirana për të pasur një sens superioriteti mbi Kosovën, dhe deri diku nervozizmi nga Prishtina me Tiranën. Por faturën e merr populli. Rama në marrëdhënie me Osmanin ,me Haradinajn, Me LDK, me Hashim Thacin me heret, nuk e di pse rama ka zgjedhur të mbaj këtë qëndrim ndaj Prshtinës zyrtare, por për sa kohë është në krye të shtetit ose të insitutuciondeve duhet të sillet si qytetarë, sepse janë katandisru marrëdheniet në pikën më të ulëtë pë pas Pavarsisë së Kosovës”.

z.Murati në analizën e tij, thotë se në situatën e tanishme politike, opozita shqiptare, në këtë rast kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ka ndërmmarë asnjë hap përsa i përket krijimit të koalicioneve dhe do të kishte ndezur tashmë motorët e fushatës elektorale.

“Situata në kampin opzitar më duket më së paku kaotike, opozita nuk ka ndërmarrë disa hapa që duhet ti kishte ndërmarrë prej kohësh, Nuk kemi ende një qëndrim strategjik sa i përket koalicioneve , nuk di a do shkojmë me një apo me dy koalicione. Ende jemi të paqartë se kush janë kandidatët në fushatën elektorale,

dhe se nuk dimë raportet me disa lidership të tre partive të tjera në zgjedhjet e ardhshme, do ta dëmtojnë PD dhe opozitën. Opozita do të duhej të ndizte motorët e fushatës elektorale, duhet të jetë fushatë vertikale jo vetëm horizontale, sespe ka probleme”.

 Lidhur me vendimin e Greqisë të dekretit presidencial për zgjerimin e ujrave territoriale në detin Jon në 12 milje, analisti politik, thotë se Shqipëria foli në heshtje dhe nuk bëri asgjë për të qartësuar situatën e krijuar. Sipas Muratit,  pos reagimit të VV të zyrës në Tiranë dhe të PDIU, ka pasur heshtje totale edhe nga vet akademikët dhe intelektualët shqiptarë lidhur me këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy