Rama u përgjigjet të rinjve që protestojnë për arsimin: Mos u nxitni nga partia, lexoni rezultatet e PISA2015

Rama u përgjigjet të rinjve që protestojnë për arsimin: Mos u nxitni nga partia, lexoni rezultatet e PISA2015

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur protestuesve të FRPD-së para Ministrisë së Arsimit me anë të një reagimi në “Facebook”. Rama shprehet se “të rinjtë e nxitur nga partitë të protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015”.  

Kreu i qeverisë i referohet një letre vlerësimi që Komisioni Evropian i ka dërguar Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar pardje të PISA-s, letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit, raporton “Panorama”.

Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit, shkruan Panorama.al

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy