Rama "thumbon" përsëri Ivanovin: Shqiptarët fryt i emancipimit e jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin

Rama "thumbon" përsëri Ivanovin: Shqiptarët fryt i emancipimit e jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin

Duket se situata e tensionuar politike në maqedoni po ndikon edhe në marrëdhënien em Shqipërinë, pasi kryeministri Edi Rama ka thumbuar përsëri ditën e sotme presidentin maqedonas Ivanov.

Në rubrikën Amarcord kreu i qeverisë ka postuar një foto që i përket bandës muzikore shqiptare në Shkup, në vitin 1912, pra plot 105 vjet më parë.

Fotoja e realizuar nga i madhi Marubi, sipas Ramës ka thënë gjithmonë mesazhin e vlefshëm se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është fryt i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor, dhe jo i përçarjes.

STATUSI

AMARCORD

17190603_10154542698056523_6337692160501094645_n

Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin. Megjithëse në distancë të barabartë mes Perëndimit dhe Lindjes, kjo është një nga vetitë që na bën parësisht europianë, të besës, paqedashës, shtetformues dhe universalistë kudo ku jemi autoktonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy