Beqaj 9 orë në SPAK, Rusta: Shtrirja e hetimeve që u kërkua nga ish-ministri përfshin verifikimet e veprimeve të  bëra nga Manastirliu (VIDEO)

Beqaj 9 orë në SPAK, Rusta: Shtrirja e hetimeve që u kërkua nga ish-ministri përfshin verifikimet e veprimeve të bëra nga Manastirliu (VIDEO)

Ish- ministri Beqaj është pyetur ditën e djeshme për më shumë se 9 orë në SPAK për aferën e koncesionit të sterilizimit.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live bën me dije se Beqaj është pyetur vetëm për "Sterilizimin" dhe jo për koncesionin e "Check Up”

Shtrirja e hetimeve që ka kërkuar Beqaj ditën e djeshme në SPAK përfshin edhe verifikimet e veprimeve të bëra nga ministrja Manastirliu.

Pas afro 9 orësh ish-ministri Beqaj ka dalë në mbrëmje nga SPAK. I shoqëruar nga avokati i tij, Beqaj në mbërritje u gjobit për një shkelje administrative duke parkuar gabim automjetin. Më pas ai është marrë në cilësinë e personit në hetim, është marrë në pyetje nga Kondili dhe Nakuçi.

MCN Live është interesuar nëse pyetja ka qenë vetëm për “Sterilizimin” apo edhe ka qenë edhe për “Check up” për të cilën ai ka dhënë deklarime tek prokurorja Kaçkini, por ka rezultuar se deklarimet e tij kanë qenë vetëm për aferën e “Sterilizimit”.

Është pyetur se çfarë roli ka pasur, njohjet me Ilir Rrjepajn dhe Klodian Rrapajn, dhënien në përdorimi të automjetit të ministrisë së Shëndetësisë biznesmenit , udhëtime në Itali, pasuritë.

Ka qenë seancë maratonë. Nuk doli i qeshur nga SPAK ka hedhur dhe një deklaratë ku ai kërkon që afera e sterilizimit të jetë e hapur nga SPAK.  Referuar një raporti nga KLSH, ai thotë se në atë kohë që audituesit thonë se kanë deklarimet e mia unë s’ kam qenë fare ministër dhe kërkon shtrirjen e e hetimeve.

Shtrija e hetime përfshin verikimet e veprimeve të  bëra nga ministrja Manastirliu, e cila ka qenë pasardhësja e Beqajt në Ministrinë e Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy