
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi sot do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të jenë më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet ndërpriten.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë dhe mesatare, në bregdet përkohësisht e vrullshme e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
|
QYTETET |
Temperaturat në °C |
Sigla |
|
Shkodër |
11/17 |
re diell |
|
Kukës |
6/16 |
re diell |
|
Lezhë |
11/18 |
re diell |
|
Dibër |
5/13 |
re diell |
|
Durrës |
10/19 |
re diell |
|
Tiranë |
12/18 |
re diell |
|
Elbasan |
11/19 |
re shi diell |
|
Berat |
12/18 |
re shi diell |
|
Vlorë |
12/18 |
re shi diell |
|
Korçë |
7/14 |
re shi diell |
|
Gjirokastër |
11/17 |
re shi diell |
|
Sarandë |
9/19 |
re shi diell |



