Goditja e grupit të trafikantëve nga SPAK/ Bregu: Synimi kryesor nuk ishin arrestimet, por bllokimi i aseteve kriminale në Shqipëri

Goditja e grupit të trafikantëve nga SPAK/ Bregu: Synimi kryesor nuk ishin arrestimet, por bllokimi i aseteve kriminale në Shqipëri

Një nga operacionet më të mëdha pasurore të viteve të fundit është ndërmarrë nga SPAK, me në qendër persona të njohur për drejtësinë shqiptare dhe autoritetet ndërkombëtare, mes tyre Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Paçani.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Sokol Bregu u shpreh se fokusi kryesor i operacionit nuk kanë qenë arrestimet, por identifikimi dhe sekuestrimi i pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

 

Gjëja që bie në sy është se thelbi i këtij operacioni të SPAK nuk janë arrestimet.

 Institucioni e dinte që disa prej personave të përfshirë ndodhen në Dubai dhe ekstradimi i tyre është i vështirë. Për më tepër, një pjesë e tyre janë objekt hetimesh edhe në vende të tjera, të cilat kanë përparësi ndaj Shqipërisë. 

 

Thelbi nuk janë arrestimet se shtatë janë në Dubai. Këta akuzohen në vende të tjera me akuza më të rënda se Shqipëria. Firence kërkon Eldi Dizdarin. I kërkon Ekuadori, Brazili.

 

SPAK kërkon paratë që kanë në Shqipëri, bllokimin e aseteve krminale. SPAK thotë se ishte në dijeni vetë se 7 prej tyre nuk ishin në Shqipëri. Qëllimi është bllokimi i asteve kriminale, që janë rreth 150 milionë euro.

 

Dosja është shumë e vështirë për t’u gjetur ndryshe nga të tjerat. Janë kontrolluar biznese pa fund, nuk janë vetëm ato të sekuestruarat.

 

SPAK nuk ka më interes të merret me persona që merren në trafikun e drogës, por bllokimin e asteve kriminale.

Objektivi kryesor ishte goditja e bazës financiare të këtyre personave në Shqipëri.

 

Thelbi i SPAK ishte evidentimi i bizneseve dhe bllokimi i aseteve që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

 Qëllimi nuk ishte arrestimi i tyre, por bllokimi i pasurive të tyre në Shqipëri, të cilat dyshohet se arrijnë në rreth 150 milionë euro. 

 

SPAK nuk po synon thjesht arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogës, por goditjen e aseteve të tyre kriminale, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe hotelerisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy