
Artan Lame është larguar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se Lame do të pasohet në detyrë nga Dallëndyshe Bici, e cila ka mbajtur deri tani postin e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Mësohet se Lame ka dhënë dorëheqjen, e cila pritet të zyrtarizohet.
Z.Lame u emërua në këtë detyrë në mars të vitit 2019. Ai la drejtimin e ALUIZNI-t për të marrë kreun e Kadastrës, një strukturë e re në varësi të kryeministrit, e cila u pa si platforma nga ku do të niste reforma e pronës.



