Përfundon ultimatumi, Curri: Basha nuk do të largohet, situata do kulmojë më 8 janar

Përfundon ultimatumi, Curri: Basha nuk do të largohet, situata do kulmojë më 8 janar

Analisti Arjan Curri tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të largohet nga selia e PD pavarësisht ultimatumeve nga Sali Berisha. Sipas tij Basha ka vendosur disa breza barrikadash me dyer të blinduara në seli në mënyrë që të qëndrojë në krye pasi siç u shpreh ai partia më e madhe opozitare ka 30% të pushtetit të qeverisë.

Curri gjithashtu tha se situata do kulmojë më 8 janar.

Intervista:

Edhe pak orë edhe Lulzim Bashës i përfundon ultimatumi për t’u larguar nga zyra. Mendoni se do të largohet?

Curri: Jo vetëm që nuk do largohet por ai ka vendosur disa breza barrikadash me dyer të blinduara. Basha jo vetëm nuk e merr seriozisht ultimatumin por po përpiqet të lërë jashtë demokratët që mbështesin Berishën. E gjithë kjo situatë do kulmojë më datë 8 dhe njerëzit duhet të kuptojnë është se morali ka rënë sepse i vetmi shqetësim për të dy është të marrin selinë dhe logon e PD dhe më pas për të vënë dorë mbi buxhetin e shtetit. Kush është në krye të asaj partie merr 30% të pushtetit dhe nuk është pak.

Pse Lulzim Basha nuk e ka tentuar dhe nuk po tenton një akt paqeje me Sali Berishën?

Curri: Nuk ka dashur, ka qenë qëllim që ta përzinte që në fillm. Nëse Basha do ishte kryeministër me Berishën nuk do merrej askush. Fakti që si dolën llogaritë Bashës tregoi këtë situatë tragji-komike. Ata që janë neutralë janë në pritje sa të mbaroj kjo situatë e turpshme. Duhet ti rrëzojnë sa më parë sepse ekujlibrat janë prishur. Maxhoranca nuk ka asnjë pengesë të bëjë gjërat që do. Kjo balancë e rëndë sjell destabilitet ekonomik dhe shoqëror.

Kanë nisur ndërkohë përgatitjet për protestën e 8 janarit, një protestë e thirrur nga Berisha kundër Bashës. Në rast se do të ketë përplasje, mbi kë do të bien pasojat?

Curri: Faji është i të dyve. Në datë 8 PD do jetë e kyçur dhe mbështetësit e PD do mundohen të jenë brenda. Ata ose do bëjnë një protestë paqësore ose do shikojmë nëse ka forca që të jenë të aftë të tejkalojnë të ngjisin dyert. Mbetet për njerëzit nëse do ti besojnë premtimeve të Bashës dhe Berishës ose do sillen si njerëz të qytetëruar dhe të braktisin të dyja palët. Në këtë moment atëherë me zgjedhjet e para duhet kërkuar largimi i të dyve.

Në rast se do të kemi një 8 janar të qetë, a ka më kuptim që Sali Berisha të vijojë betejën?

Curri: Ka, gjithmonë betejat nuk zgjidhen brenda një dite. Kjo do vazhdojë me vite. Do të mësohemi me këto skena derisa njërin ta lënë nervat. Është një lojë nervash.

Ndalemi edhe te negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ambasadorja franceze iu kundërpërgjigj menjëherë deklaratës së kryeministrit Rama, duke refuzuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Cilat janë shanset e Ramës përballë Francës? A mund gjejë ai hapësira negocimi me Parisin?

Curri: Jo nuk mund ti gjejë. Ai mund të tentojë të shkojë në Paris, por për ta Shqipëria dhe MV është si dy lagje të Tiranës. Por Rama mund të justifikohet duke thënë ne skemi çbëjmë sepse është Bullgaria në mes dhe dy vendet kanë problemet e tyre të brendshme. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më e besueshme bëhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy