Organizuan dasma, gjobë 1 milion lekë dy lokaleve në Durrës

Organizuan dasma, gjobë 1 milion lekë dy lokaleve në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë dy administrator lokalesh të cilët kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Manzë, një lokal kishte organizuar dasmë duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt, me pronar shtetasin me inicialet R. H., shërbimet e policisë kanë vendosur masë administrative 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1 u evidentua një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1 000 000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy