Von der Leyen kërcënon AstraZeneca-n: Mund të ndalojmë eksportet nëse nuk përmbushet kontrata me BE

Von der Leyen kërcënon AstraZeneca-n: Mund të ndalojmë eksportet nëse nuk përmbushet kontrata me BE

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen ka kërcënuar të ndalojë eksportet e vaksinave kundër COVID-19 të AstraZeneca nëse BE nuk do të marrë më parë dërgesat e premtuara.

“Ne kemi mundësinë e ndalimit të eksportit. Ky është mesazhi për AstraZeneca-n: Përmbushni kontratën tuaj me Evropën së pari para se të filloni të dorëzoni në vendet e tjera", i tha von der Leyen grupit mediatik Funke të Gjermanisë.

Paralajmërimi vjen ndërsa BE po përpiqet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, ashtu si shumë vende anëtare të cilat po përballen me një valë të tretë dhe masa rë rinovuara në jetën publike, shkruan Aljazera.

Von der Leyen tha se gjiganti farmaceutik anglo-suedez AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 përqind të 90 milion dozave të vaksinës që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit.

Kompania ka fajësuar vonesat e prodhimit në uzinat e saj në BE, por zyrtarët evropianë janë të zemëruar që AstraZeneca ka qenë në gjendje të përmbushë kontratën me Mbretërinë së Bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy