Plagosja e dy të rinjve në zonën e Domjes, një arrestuar dhe një në kërkim

Plagosja e dy të rinjve në zonën e Domjes, një arrestuar dhe një në kërkim

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plagosjes të ndodhur dje në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar është shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, 26-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta. 

Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si i dyshuar për plagosjen u shpall në kërkim G. Mena, 32 vjeç, banues në Domje. 

Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi Josif Mena, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri, municion luftarak, dy radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Në ngjarjen e mesditës së të enjtes në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë, 25-vjeçari Fabjo Arifaj u plagos me armë zjarri.

Ndërkohë me sende të forta, u plagos edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj i cili po ashtu ndodhet në spital.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy