Greqia shënon 31 raste me koronavirus

Greqia shënon 31 raste me koronavirus

31 raste janë shënuar me koronavirus në Greqi, duke e rritur kështu në mënyrë të ndjeshme numrin e të prekurve në vend.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për 21 persona, të kthyer nga Izraeli dhe Egjipti, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19.

Një nga profesorët e Universitetit të Athinës, Sotiris Tsiodras tha se javët e ardhshme do të shohim një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi.

Ministri i Financave, Christos Staikouras pranoi se pasojat në ekonomi janë më të mëdha seç ishin parashikuar fillimisht, duke theksuar më tej se qeveria do të bëjë gjithçka mundet për të mbështetur ndërmarrjet e prekura nga koronavirusi.

Ndërsa, autoritetet kanë kryer një vlerësim fillestar të ndikimit të viruesit në turizëm dhe transportin detar, dy sektorë kritikë për Greqinë.

Ministri Staikouras nënvizoi nevojën për politika të përqendruara europiane për të zgjidhur problemin, duke përmendur se ai dhe ministrant e financave të eurozonës kishin diskutuar çështjen më herët./Protothema/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy