Obama: Trump më siguroi se s'do t'i ndryshojë raportet me NATO-n

Obama: Trump më siguroi se s'do t'i ndryshojë raportet me NATO-n

Presidenti Barack Obama siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbeten “fuqia e domosdoshme” e botës dhe se Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ia ka bërë të qartë se do ta ruajë angazhimin ndaj NATO-s.

“Në bisedat që kam pasur me Presidentin e zgjedhur ai ka shprehur interes të madh në ruajtjen e marrëdhënieve tona kryesore strategjike. Një prej mesazheve që unë do të mund t’i përcjell liderëve botërore është angazhimi i tij ndaj NATO-s dhe aleancës transatlantike”, u shpreh Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se ka shumë mekanizma diplomatike, ushtarake e humanitare të pushtetit të SHBA-së që e bëjnë Amerikën të nevojshme për globin, dhe ky status, sipas tij, nuk do të ndryshojë.

“Nuk ka asnjë dobësim të vullnetit kur vjen fjala tek ruajtja e një marrëdhënieje të fortë e te vendosur me NATO-n”, shtoi Presidenti në ikje i SHBA-së, transmeton TCH.

Obama iu drejtua reporterëve përpara se të linte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të nisur udhëtimin e jashtë kufijve në cilësinë e Presidentit, udhëtim i cili do ta çojë në Greqi, Gjermani e Peru.

Shumë prej vartësve të tij dhe liberalë anembanë vendit ende e kanë të vështirë të besojnë se karrigen e tij do ta zërë Donald Trump, karakteri shpërthyes i të cilit dhe retorikat e thyerjes se tabuve e bëjnë një figure thellësisht kontrastuese me presidentin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy