
Parlamenti iu rikthye sot skenave anormale të seancave plenare, me deputetët e opozitës që u hodhën në aksion brenda dhe jashtë godinës.
Ata të përjashtuar nuk u lejuan nga garda të kalojnë gardhin metalik duke u përplasur me ta, kurse të tjerët arritën të hyjnë në seancë, duke hedhur karrige në foltore dhe bllokuar seancën.
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, solli në vëmendje, tre elementë që e dalluan protestën e sotme të deputetëve nga ato të kaluarat.
Kjo është një ngjarje e përsëritur, por nga herë të kaluara do të veçoi tre element, duke llogarit përjashtimin në grup të 24 deputetëve, që është e paprecedent.
Sot janë tre elemente, ndalimi i deputetëve të opozitës të cilët nuk ishin të përjashtuar dhe për tu futur në seancë, vuajtën për të hyrë brenda.
Një nga deputetet e opozitës, hodhi një lëng ne salle dhe kryetarja e cilësoi si benzine, dhe mënyra se si gardisti rrethoi deputeten, këto janë pamje që opozita mund t’i prezantoi në çdo vend të botës.
Një element tjetër është momenti kur ministri i Brendshëm, mënyra se si artikulon frazat tij policore, ‘qe këtu po ndodh zjarrvënie e rrezikshme’, gjuha dhe mënuar se si artikuloi ai në salle, duke mos qenë as deputet është shumë e rëndë.
Dhe momenti tjetër kur një grup policësh që shoqëronin përfaqësuesit e opozitës që po protestonin te bashkia e Tiranës dhe erdhën deri te dera e kuvendit. Aty pati përplasje mes deputetëve dhe policisë kur policia s’duhet të hyjë brenda kuvendit. Nuk ka asnjë reagim se si u gjendën policët përballë deputetëve të opozitës.



