
Presidenti Putin po zhvillon një vizitë dyditore në Turqi, e para që nga rizgjedhja si president. Në Ankara pritet të jetë edhe presidenti iranian Rouhani dhe do të diskutohet situata në Siri. Ndërsa bisedimet dypalëshe me Erdogan kanë në fokus sistemin antiajror rus S400 dhe një termocentral bërthamor turk.



