
Interpol Tirana ekstradoi nga Hungaria drejt vendit tonë një kosovar në kërkim ndërkombëtar. Ai është Valon Kyçyku, 37 vjeç.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Ai akuzohet se së bashku me një shtetas kosovar dhe një kroat kanë mashtruar të paktën 300 persona, duke u marrë nga rreth 3 mijë euro secilit, me premtimin se do të bëheshin njerëz të suksesshëm. Të akuzuarit dyshohet se kanë përfituar një shumë mbi 530 mijë euro.
Sipas policisë, ekstradimi i tij u bë pasi “Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



