
Pas një sërë incidentesh të konsiderueshme të profileve në të gjithë unionin, ligjvënësit e Bashkimit Evropian po synojnë të mbrojnë gazetarët prej vendeve anëtare, të cilët i kanë vënë këta të fundit nën shënjestrën e spyware (softuerëve spiunë).
Krahas masave që promovojnë transparencën e pronësisë dhe pavarësinë editoriale, Akti Evropian për Lirinë e Medias (EMFA) do të prezantojë "mbrojtjen e fortë kundër përdorimit të spyware (softuerëve spiunë) kundër mediave, gazetarëve dhe familjeve të tyre".
Neni 4 i rregullores - një instrument i BE-së i cili pa patur nevojën e shteteve anëtare, ka efekt të drejtpërdrejtë për ta pasqyruar atë me legjislacionin e tyre. Ky nen paraqet një ndalim të përgjithshëm për shtetet anëtare që përpiqen të:
“të ndalojnë, të sanksionojnë, të përgjojnë, t’i nënshtrohen survejimit, të kontrollojnë dhe të sekuestrojnë, ose, nëse është e mundur, të inspektojnë ofruesit e shërbimeve mediatike, anëtarët e familjeve të tyre, punonjësit e tyre, si edhe familjet e punonjësve të tyre, ose ambientet e tyre private apo ato të koorporatës, me arsyetimin se ata refuzojnë që të japin informacione rreth burimeve të tyre, përveç rastit kur kjo justifikohet nga një kërkesë thelbësore në interesin publik.”
Gjithashtu, ky nen ndalon në mënyrë të qartë çdo përpjekje për të:
"vendosur spyware-n (softuerët spiunë) në çdo pajisje ose makineri të përdorur nga ofruesit e shërbimeve të medias ose, nëse është e mundur për ta vendosur atë edhe te anëtarët e familjeve të tyre, ose anëtarët e familjeve të punonjësve të tyre, përveç rasteve kur vendosja nga një rast në tjetrin, justifikohet në bazë të sigurisë kombëtare.”
Megjithatë, propozimet janë të reja për Bashkimin Evropian, i cili zakonisht zë një vend të dytë tek anëtarët, si për rregullimin e medias, ashtu edhe për ligjet që prekin sigurinë, të cilat përgjithësisht konsiderohen si çështje një sovraniteti për çdo shtet.
Propozimet e paraqitura në Këshillin Evropian, mund të krijojnë ende rezistencë nga qeveritë, të cilat i konsiderojnë këto të fundit në kundërshtim me interesat e tyre.
Duke bërë një prezantim për vlerat dhe transparencën në EMFA, Věra Jourová, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian tha: “Përgjatë viteve të fundit ne kemi parë forma të ndryshme të presionit mbi median. Është koha për të vepruar. Ne duhet të vendosim parime të qarta ku: asnjë gazetar nuk duhet të spiunohet për shkak të punës së tij dhe asnjë media publike nuk duhet të kthehet në kanal propagande.” Jourová ka pranuar se propozimet do të marrin mbështetje nga disa shtete anëtare.
Vitet e fundit janë shfaqur incidente të shumta mbi hakerimin e gazetarëve në të gjithë BE-në, nga ku shihet se janë të ngarkuara nga rrethana politike. Shumë prej këtyre incidenteve u zbuluan nga Laboratori ndërdisiplinor i Qytetarëve të Universitetit të Torontos, duke përfshirë raste të shumta në Hungari, Katalonjë, Spanjë dhe Greqi.
Në muajin prill, Reuters raportoi se zyrtarë të lartë në vetë Komisionin Evropian ishin shënjestruar gjithashtu nga spyëare (softuerët spiunë), një sulm i bërë ky nga tregjet NSO Group të izraelit, nga ku i cili u sanksionua nga SHBA nëntorin e kaluar, për t'u përdorur në mënyrë të pjesshme mbi shënjestrimin e gazetarëve. Kompania në fjalë ka mohuar se zyrtarët mund të ishin shënjestruar nga pajisjet e saj.
John Scott-Railton, një studiues i lartë në Citizen Lab, tha për The Record se mbikëqyrja e medias është një kërcënim për demokracinë.
“Gjatë disa viteve t fundit ne kemi parë sulme kundër gazetarëve në Evropë duke përdorur spyware (softuerët spiunë) të sofistikuar dhe teknika të tjera digjitale. Ky është vetëm një varietet kërcënimesh me të cilat përballet media sot,” shtoi ai. “Ne hasim kërcënime digjitale, mbikëqyrje dhe hakerime kundër gazetarëve kudo që mund hedhim një vështrim, dhe është thellësisht shqetësuese të shohësh që këto kërcënime po rriten ndjeshëm në Evropë”.
Një deklaratë dypalëshe nga grupet mediatike pranoi me kënaqësi EMFA-n, megjithatë ata paralajmëruan se masat, përfshirë ato kundër survejimit të gazetarëve, duhet të zgjerohen dhe të forcohen.
Damian Tambini, një pedagog i lartë në Shkollën Ekonomike të Londrës përgjatë analizës së tij propozuese, e përshkroi EMFA-n si "një ndryshim të madh për median në politikën e BE-së dhe një dozë mirëseardhjeje për demokracinë në të gjithë Bashkimin Evropian", por priten beteja “të vështira” përpara, pasi “reformat shtrijnë kompetencën ligjore të Unionit, pasi që ato vendosin kontrollet autoritare në media”.
Burimi: The Record
Përshtati në shqip: MCN TV



