Shushku: HEC-et e vegjël kanë mundësi të shesin energjinë në treg, çmimi 10 lekë për kw duhet të ishte aplikuar që në janar (VIDEO)

Shushku: HEC-et e vegjël kanë mundësi të shesin energjinë në treg, çmimi 10 lekë për kw duhet të ishte aplikuar që në janar (VIDEO)

Hidrocentralet e vegjël me kapacitet të instaluar deri në 15 Mega Vat do të shesin çdo kwh tek kompania shtetërore me 10 lekë, sipas vendimit që është miratuar ditën e enjte.

Lidhur me këtë, Anita Shushku, përfaqësuese e Shoqatës së Prodhuesve me Përparësi të Energjisë në një lidhje skype me MCN TV deklaroi se Hec-et e vegjël kanë mundësi të shesin energjinë në treg. Sipas saj, çmimi i ri duhej të aplikohej që në janar.

Në të vërtetë që nga ndryshimet e çmimit vitin e kaluar, shtator 2021, si dhe ndryshimi i çmimeve në Evropë krijoi mundësi që prodhuesit ta shisnin energjinë e dhënë treg. Megjithatë duke qenë të ndjeshëm ndaj situatës së krizës së energjisë jo vetëm në Shqipëri, por dhe evropë dhe gjithë botën, ne si shoqatë kemi pasur propozimin nga ministria për të qëndruar që prodhuesit me energji të kishin mundësi për ta shitur energjinë në vend dhe për këtë u vendos dhe një detyrim për shërbimin publik për të cilën duhet të kishte dhe njëlloj kompensimi i cili u vendos 10 lekë për këh. Kjo ka qenë pritshmëria jonë si grup negociues. Prandaj natyrisht qartësisht u tha se qeveria është e vendosur se nga viti 2023 do të paguheshin me një çmim prej 10 lekë për këh. Ne prisnim edhe pse çdo vendim kërkon të kalojë të gjitha fazat e aprovimit nuk do të pengojë ERE për të lexuar frymën e kësaj ku ndryshimi është përcaktuar që nga data 1 janar. Ne këtë frymë përçuam pavarësisht vonesës së vendimit të këshillit të ministrave, mendoj se ky vendim është një ndihmë për të gjithë kontributin që prodhuesit e energjisë po kontribuojnë për energjinë.

E pyetur se si e parashikoni situatën në 2023, Shushku  tha se, “Faktikisht ne do të vazhdojmë edhe pse për arsye të kushteve s’ka pasur një të ftohtë në Evropë dhe për arsye të masave të mara për të kursyer energji është kursyer energji, por cmimet qëndrojnë sërish lart prandaj do thoja se ne do vazhdojmë të japim një kontribut dhe shpresojmë se nuk do i kemi çmimet kaq të rritura dhe përsëri jemi kontribuues të rëndësishëm për sigurinë e energjisë dhe mbi të gjitha dhe me 10 lekë është një çmim shumë i mirë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy