Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja me Covid-19. Shifra ka dalë nga 1276 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 tre pacientë: një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani.
Sipas MSH, janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10 071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier,
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 281
Të shëruar ne 24 orë 70
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,276
Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3281
Durrës 653
Shkodër 452
Fier 383
Korçë 397
Lezhë 338
Elbasan 279
Vlorë 233
Berat 191
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 77



