Qeveria jep rekomandimet për kriminalitetin/ Dyrmishi: SPAK, 7 vite pas ende strukturë në konsolidim. Qytetarët, mosbesues për pritshmëritë  

Qeveria jep rekomandimet për kriminalitetin/ Dyrmishi: SPAK, 7 vite pas ende strukturë në konsolidim. Qytetarët, mosbesues për pritshmëritë  

Janë botuar në fletoren zyrtare rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit përgjatë vitit 2023 duke e vënë theksin tek pesë boshte kryesore, përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar dhe garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorëve.

Lidhur me këto rekomandime, eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi, në një komunikim për MCN tv, ndalet te krijimi i SPAK, si strukturë e cila lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të cilën thotë se ënde 7 vite pas reformave në drejtësi, kjo strukturë mbetet ende në konsolidim e sipër.

Dyrmishi thotë se qytetarët mbeten mosbesues për pritshmëritë.

SPAK është akoma një strukturë që është në konsolidim e sipër. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit bën të mundur që SPAK të mos ketë këtë lloj varësie nga policia, megjithatë Byroja është ënde në konsolidim e sipër.

Puna e deritanishme duhet parë në drejtim të konsolidimit, deri diku ishte e ngadalshme, duke pasur parasysh kohën kur ka startuar reforma, jemi pas 7 vite dhe ende flasim për konsolidim dhe sigurish kjo nuk ka ecur me ritme të duhura.

Pjesa tjetër ka të bëj më performancën sa ka arritur ajo të zvogëloj sasinë pra volumit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend dhe sa i përket kësaj përveç statistikave që vijën në rritje, siç edhe theksohet në dokument, por nuk është këto statistika e kanë ulur volumin e krimit të organizuar.

Ne përsëri shohim që në opinionin publik, vazhdon që të ketë një lloj mosbesimi të qytetarëve në atë se çfarë është arritur deri tani por edhe pritshmëritë që ata ka për vitet e ardhshme, por nuk është se nga matjet e qytetareve, shumica e tyre thonë që është njëlloj.

Sipas ekspertit Dyrshimi, institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika. Sfidë, sipas tij, mbetet ndarja ndërmjet pjesës profesionale dhe politike në administratë.

Institucionet në vendin tonë kanë një lloj ndikimi të madh politik dhe kjo është një nga prioritet e BE që është depolitizimi i administratës, profesionalizmi i administratës, që d.m.th. që edhe nëse administrata profesionalizohet, bashkëpunimi mundet që të pengohet nga mungesa e vullnetit.   

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ka qenë ndër prioritet kryesore dhe vazhdon të ngelet, pra do të thotë që ky bashkëpunim do te jetë sfidë akoma për rrethanat, pra kombinimi i profesionalizmit dhe ndërtimi i kapaciteteve të duhura profesionale me harmonizimin e vullnetit politike dhe krijimi i një ndarje sa më efektive ndërmjet pjesës profesionale dhe politike mendoj që është ajo që e shkakton ketë rezultat që ulët të bashkëpunimit institucional që shpesh herë del si një refren nga viti në vit që duhet ta realizojmë por që faktikisht ngelet objektiv i paarritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy