
Altea Lumani, 18 -vjeçarja vajza nga Kolonja e cila prej disa vitesh jeton në Florida të SHBA-së, ka fituar vendin e parë mes 2 mijë konkurrentëve të tjerë në shkollën ku ajo studion, si nxënësja me fjalimin e mbajtur më bukur.

Lumani, tha për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se u mundua që fjalimin ta përcjell si motiv për jetën dhe të përcillte një mesazh të fortë për studentët që do nisnin një kapitull të ri të jetës, duke përmenduni faktin se ishte emigrante nga Shqipëria.
Unë po dridhesha e tëra por në fakt përqendrimin e kisha vetëm të fjalimi. Zgjodha një shprehje shqiptare ‘Punën e sotme mos e lër për nesër”, dhe kur e përktheva në anglisht, të gjithë të duartrokitën.
Ishte një sallë me 10 mijë veta që me ndiqnin dhe në fakt fjalimi im si emigrante nga Shqipëria, ishte inspirim për nxënësit e tjerë, sepse shkolla ime ka shumë të ardhur nga vendet e botës.
Teksa mesazhi duhet të ishte motivues për të tjetër thashë pse mos të zgjedh të kuptojnë të tjerët se si është të vish nga Shqipëria këtu.
Altea thotë se u përzgjedhja e fjalimit ishte surprizë edhe për vetë prindërit, teksa si fjalimi më i mirë arriti të fitoj nga një juri prej dy mijë mësuesish.
Edhe vetë prindërve ua bëra surprizë, sepse ata nuk e dinin. Unë e kisha konsultuar fjalimin tim vetëm me mësuesin e historisë që më ka përkrahur gjithmonë.
Isha përzgjedhur për audicion, nga një mijë nxënës, aty u zgjodhën nxënësit me mesataren me të mirë dhe nga ajo na iu dha shansi të shkruajmë fjalimet tona. Më pas juria e përbërë prej dy mijë mësuesish më përzgjodhi si fjalimi më i bukur.



