Sefa: Rritja e pagës mesatare s’është ndjekur nga sektori privat, 2 në 5 shqiptarë rrezikojnë të bien në varfëri

Sefa: Rritja e pagës mesatare s’është ndjekur nga sektori privat, 2 në 5 shqiptarë rrezikojnë të bien në varfëri

Eksperti i financave Ergis Sefa, për rritjen e pagës mesatare në 830 euro në muaj, thotë se kjo pagë bazohet në administratën publike.

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se në sektorin privat vetëm dy nënsektorë kanë shfaqur rritje vit pas viti dhe ato janë aktivitete që kanë të bëjnë me pjesën financiare dhe sigurimeve dhe kompanitë që kanë të bëjnë me teknologjinë, ndërsa sektorët e tjerë kanë mbetur në vend. 

Sipas tij, 2 në 5 shqiptarë nga shtresa e mesme është në rrezik për të rënë në varfëri. 

Ndoshta ne jemi ndër vendet e rralla në Europën kontinentale, ku sektori publik ka një mesatare page më të lartë se sektori privat. 

Duke tentuar dhe rritur pagat në sektorin publik, ti i jep një mesazh sektorit privat se edhe ti duhet të rritësh të ardhurat në të njëjtin nivel. 

Sektori privat nuk e ka ndjekur, përveç pjesa e IT-së, teknologjisë dhe pjesa e financave dhe kompanitë e siguracioneve. 

Produktiviteti ynë si vend është një ndër më të ulëtit në rajon. Është një kombinim mes kostos së lartë dhe pagës jo të lartë. 

Çështja është çfarë mallrash dhe shërbimesh blen, fuqia blerëse varet nga çmimet dhe mallrat që ti blen. 

Çmimet i kemi ndër më të lartat, ndërsa pagat më të ulëtat në rajon dhe nuk po rriten në një ritëm me rritjen e çmimeve. 

Kemi një pjesë të mirë të popullatës shqiptare që është në rrezik për varfëri. 2 në 5 veta është në rrezik varfëri, duke kaluar nga niveli i shtresës së mesme në varfëri, se po rriten çmimet, po rritet kostoja e tyre e jetesës. 

Sidomos për Tiranën dhe Durrësin, ku kostoja e çdo produkti po rritet me një ritëm marramendës. 

Informaliteti dhe remitancat janë ato që ndikojnë në zbutjen e varfërisë së shqiptarëve. 

Kostot e nevojshme të jetesës mbulohen vetëm me 2100 euro për familje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy