Pano Soko i larguar nga Nisma Thurje menjëherë pas zgjedhjeve, iu bashkua mesditën e sotme protestës së thirrur nga “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapaj.
Duke folur para protestuesve, ai deklaroi se të gjithë e dinë që Edi Rama është hajdut dhe në mënyrë që ai të largohet, duhet të bëhen të gjithë bashkë, duke lënë mënjanë inatet personaledhe duke punuar bashkë për Shqipërinë.
Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që Edi Rama është hajdut, qeveria e tij është hajdute. Nëse duam që Edi Rama të ikë, duhet të bashkohemi. unë e di që Adriatiku, Agroni, Arlindi kanë mosdakordësi, por na duhet të bashkohemi.
Duhet të ndërtojmë një ofertë të pastër, të ndershme. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që Rama është i korruptuar. Por populli nuk del në shesh se thonë që këta nuk janë gati.
Unë jam këtu për të dhënë një mesazh bashkimi, për të tejkaluar këtë problem që kemi me njeri tjetrin. Problemi më i madh është ky personi këtu, kjo qeveria këtu.
Do vijë një pikë ku nuk do e rikuperojmë dot dëmin, prandaj na duhet të bashkohemi. Ndaj bëj një thirrje të lihen mënjanë inatet personale, pasi janë dy milionë e gjysmë njerëz që i kanë sytë nga ne.
Do iu lutesha aktorëve politikë, që hajde të lëmë mënjanë inatet personale, ne duhet të punojmë për Shqipërinë.



