Artisti Leonard Bombaj, i cili po realizon filmin “Lejlekët nuk vijnë më” bazuar mbi figurën e Pëllumb Kullës, thotë se tek ai e ka tërhequr shija e humorit që përcillte te audienca shqiptare dhe se filmi tejkalon çdo kufi censure.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai kujtoi se në vitin 1984-1988 si student duhet të sillte një monolog 4 minuta, dhe thotë se gjeti një monolog të Pëllumb Kullës që zgjaste 50 sekonda dhe i thoshte të gjitha dhe arriti efket të paparë, duke ngjallur shumë të qeshura.
Bombaj shtoi se misteri i Pëllumb Kullës është se çfarë është bërë në ekran është maja e ajsbergut, pjesa më e madhe është e pa filmuar dhe e pa xhiruar.
U bëra pjesë e teatrit të parë privat që Pëllumb Kulla krijoi dhe pata fatin të punoja me Skënder Sallakun.
Rrugëtimi i këtij filmi është edhe amanet i Petrit Rukës, i cili tha se duhet bërë një gjë sa e kemi gjallë.
Unë e kam një lloj mirënjohje, se brenda universit të Pëllumb Kullës shoh veten time, ende të parealizuar por që më frymëzon.
Ne duhet të bëjmë diçka për njerëzit sa i kemi gjallë.
Në pandemi kam lexuar shumë libra të Pëllumb Kullës dhe jeta e tij është 1001 netë, ku qesh, gëzon dhe qan.
Bombaj deklaroi se është film me 60 aktorë dhe në film do të jetë edhe një aktor që do të luajë rolin e Pëllumb Kullës.



