
Më 2 tetor do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane.
Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për Programin DV-2025.
Avokati Ilir Zoto, në një komunikim për “Zgjohu me MCN”, tha se lotaria hapet më 2 tetor dhe deri më 6 nëntor.
Ai liston kriteret që duhet plotësuar për aplikim.
Dje kanë dal datat zyrtare qe filluan këtë herë më herët, fillojnë më 2 tetor dhe përfundojnë më 7 nëntor.
Në internat ka edhe shumë faqe dhe adresa zyrtare të cilat të ftojnë të aplikosh por e vetmja faqe zyrtare mbaron me state.gof që është faqja zyrtare e lotarisë amerikane. Ato faqe përveç se të vjedhin të dhëna tua që janë sensitive, nuk është se çojnë procesin përpara.
Sistemi është i aksesueshëm në datë tetor që fillon në ora 18h, dhe çdo person që mendon se plotëson kushtet apo kriteret mund të aplikojë.
Kriteret janë që ti të jesh i përzgjedhur në lidhje me edukimin tënd, shkolla e mesme, por ndërkohë si kritere zyrtare të shëtit amerikan përveç shkollës është edhe për pesë vitet e fundit të kesh dy vjet pune të kualifikuara, që janë punë të listuar në sajtin amerikan, që shëtit i quan të kualifikueshme.



