Akt vandal në kalanë mesjetare të Lezhës, dëmtohet monumenti (VIDEO)

Akt vandal në kalanë mesjetare të Lezhës, dëmtohet monumenti (VIDEO)

Një akt vandal ka ndodhur gjatë natës në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës. Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar gurët e monumentit dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka kryer veprimet, ndërsa specialisti i monumenteve për Lezhën tregon për MCN TV atë çfarë ka ndodhur.

Siç e shikoni vetë, është një dëm i madh qoftë në prishjen e mureve të Kështjellës por edhe në dëmtimin e pronës. Kjo është pronë publike, biletari e kioskës. Për mua është stresuese. Veprimi kaq i tmerrshëm kaq vandal, gjatë një objekti, prone publike, s’kam fjalë. Nuk e gjej dot motivimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar, qofshin panelet brenda kështjellës, qofshin stolat. Sot në orën 09:00 vumë re gurë. Ka rreth 1 metër kub të hedhur nga lartësitë. Lajmëruam policinë. Erdhën ekspertët, gjendën shenja. Shpresojmë të dali autori i këtij vandalizmi, s’di t’ia vej gishtin as njeriu. Kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në dokumentacione, dosje, që i mbajmë për evidentimin e vizitorëve. Është dëmtuar edhe monumenti”, u shpreh specialisti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy