Një sulm rus në një objekt elektrik në Ukrainë ka lënë pa energji elektrike 100,000 njerëz në rajonin veriperëndimor të Sumy.

“Po punojmë për të riparuar të gjithë sistemin”, tha operatori kombëtar i rrjetit Ukrenergo.
Sipas raportimeve të Reuters nuk ka viktima apo dëme të tjera përveç objektit energjetik.
Polonia ka dërguar energjinë e tepërt në Ukrainë për ta ndihmuar atë të përballet me sulmet ruse, por Ukrenego ka planifikuar ndërprerje të energjisë elektrike gjatë gjithë ditës në të gjithë vendin pasi prodhimi vendas dhe importet e energjisë elektrike nuk mund të mbulonin deficitin.



