Po transportonin mallra të kontrabanduara, arrestohen dy persona/ Procedohen katër punonjës të Doganës së Kapshticës

Po transportonin mallra të kontrabanduara, arrestohen dy persona/ Procedohen katër punonjës të Doganës së Kapshticës

Policia e Korçës ka arrestuar L. N. dhe Xh. N., 24 vjeç, të cilët po transportonin veshje të kontrabanduara nga Greqia, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht katër punonjës të Doganës së Kapshticës, për "Shpërdorim detyre", pasi dyshohet se kanë lejuar futjen e mallrave në mënyrë të paligjshme.

Bëhet me dije se ka nisur procedim penal për D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit.

Gjatë operacionit u sekuestruan veshjet, dy automjete dhe tre celularë. Materialet procedurale u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy