Solli zemërim në popullatë, Franca vendos të mbyllë një ndër kolegjet më prestigjioze

Solli zemërim në popullatë, Franca vendos të mbyllë një ndër kolegjet më prestigjioze

Një nga kolegjet më prestigjiozë të Francës, Ecole Nationale d'Administration, do të mbyllet. Vendimin pritet ta bëjë të ditur presidenti Macron, duke parë rritjen e zemërimit të lëvizjes sociale.

Një diplomë nga ky universitet thuhet se është pasaporta për nivelet e larta të politikës franceze për vite të tëra. Ndër të diplomuarit është edhe vetë Macron, por edhe ish-presidentë të tjerë si François Hollande dhe Jacques Chirac.

ENA është bërë shënjestër e zemërimit populist ndaj elitizmit të perceptuar. Provimet e pranimit janë jashtëzakonisht të vështira dhe marrja e diplomës në ENA kryesisht kërkon të keshë një prejardhje të privilegjuar.

Ky universitet pranon më pak se 100 studentë në vit, ndërsa këta të fundit shpejt gjurmohen për t’u punësuar. Duke folur në qytetin perëndimor të Nantes në shkurt Macron tha se ishte koha për të hapur hyrjen në kolegjet më të larta për studentët me prejardhje modeste. 

Qëllimi, tha ai, ishte që "asnjë fëmijë në republikën tonë nuk duhet të thotë: kjo nuk është për mua".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy