Përplasen dy makina në aksin rrugor Berat-Fier, tre të plagosur

Përplasen dy makina në aksin rrugor Berat-Fier, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore-Fier, ku tre persona mbetën të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur fshati Kutalli, ku automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.M, 61 vjeç, banues në fshatin Allambres është përplasur me mjetin tip "Citroen", me drejtues shtetasin F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja shtetasja H.M, 61 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e gjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy