Princesha japoneze Mako njoftoi se do të martohet me Kei Komuron, duke hequr dorë për pasojë nga statusi mbretëror. Princesha 25-vjeçare do të lidhë kurorë me “qytetarin e zakonshëm” Kei Komuro në pranverën e vitit të ardhshëm.
Mbesa e perandorit japonez Akihito, Princesha Mako dhe Kei Komuro njoftuan rreth fejesës së tyre sot.
Dasma e saj nuk do të jetë zhvillimi i vetëm në familjen mbretërore në vitin 2018. Në dhjetor të vitit të ardhshëm pritet që perandori Akihito të heqë dorë nga froni.
Vendimi i tij për të abdikuar është aprovuar edhe nga parlamenti japonez. Me largimin e tij nga froni, të gjitha kompetencat i kalojnë djalit, princit Naruhito. / G.S. /



