
Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua në Monteleone d'Orvieto, në Itali, vetëm pak minuta pasi kishte kryer një vjedhje në një shtëpi. I riu dhe bashkëpunëtori i tij, po ashtu shqiptar, janë pikasur nga i zoti i shtëpisë sapo kanë nisur “aksionin”.
Njëri prej tyre është hedhur nga dritarja, ndërsa tjetri, që e priste jashtë është larguar me vrap.
Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundu të arrestojë 22-vjeçarin në një arë, ku kishte mbetur për shkak të frakturës në këmbë. Karabinierët kanë mundur të rikuperojnë objektet e vjedhura, por nuk ia kanë dalë të kapin hajdutin tjetër.



