Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Evropë (VIDEO)

Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Evropë (VIDEO)

Është shënuar viktima e parë e koronavirusit në Evropë. Më saktësisht, rasti i parë u regjistrua në Francë.

Personi i vdekur ishte një turiste 80-vjeçare kineze nga province Hubei, njoftoi ministrja franceze e shëndetësisë, Agnes Buzyn.

Më parë, vetëm tri raste të vdekjeve nga koronavirusi janë raportuar jashtë Kinës, ndërsa ky është rasti i parë i shënuar jashtë territorit të Azisë, shkruan “BBC”.

Franca më parë ka konfirmuar se i ka regjistruar 11 raste të infektimeve, ndërsa gjashtë persona janë ende të shtrirë në spital.

Ndryshe, të shtunën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2641 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 66 mijë e 492 numrin e përgjithshëm. Për më tepër, 143 persona vdiqën gjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy