
Presidenti turk, Erdohan, ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e SHBA-ve për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore. Erdogan thotë se Turqia nuk ka nevojë për lejen e askujt për të blerë sistemin raketor rus S-400.
“E kemi bërë marrëveshjen me Rusinë për sistemin S-400. Dikush u ofendua nga kjo. Por ne nuk kemi nevojë të për lejen askujt për këtë”, ka thënë Erdogan.
Të martën, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis, e paralajmëroi Turqinë në lidhje me blerjen e sistemit raketor. “Turqisë iu dha mundësia të bënte një zgjedhje. Por nëse Turqia sjell një sistem raketor rus në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, ka thënë ai.
Tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë shtuar kohët e fundit. Blerja e sistemit raketor S-400 nga ana e Turqisë është kundështuar ashpër nga SHBA-të dhe NATO. Megjithatë, qeveria e Erdoganit është e vendosur të arrijë një marrëveshje për blerjen e avionëve amerikanë F-35, një lëvizje që mund të bllokohet për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.



