Kompania “Sokolaj’ mohon transportin e mbetjeve toksike/ Kume: Janë trafikuar, institucionet heshtin (VIDEO)

Kompania “Sokolaj’ mohon transportin e mbetjeve toksike/ Kume: Janë trafikuar, institucionet heshtin (VIDEO)

Prodhuesit dhe transportuesit e 800 tonë mbetje pluhur të krijuar nga djegia e furrave me hark elektrik të transportuara nga Shqipëria drejt Tajlandës, vijojnë të mbeten ende të panjohur.

Në një bisedë telefonike për MCN drejtoresha ekzekutive e kompanisë Sokolaj SHPK ( e cila është raportuar në media se ka bërë transportin) Gjovana Sokolaj,  ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk e ka kryer asnjë herë këtë proces.

Gazetari Mariglen Kume, në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv thotë se përmasat e këtij skandali janë të atij niveli sa detyrohen të heshtin të gjithë institucionet. Sipas Kumes, përderisa nuk ka pasur një autorizim nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit transporti është kryer në mënyrë të paligjshme dhe mbetjet janë trafikuar.

Përmasat e këtij skandali janë të atij niveli sa detyrohen të heshtin të gjithë institucionet. Për Bloomberg ka pasur vetëm një reagimi nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e cila ka deklaruar se nuk ka autorizuar asnjë komani për të bërë një transport të tillë. Përderisa nuk ka një autorizim të tillë, trafikimi i këtyre mbetjeve është i jashtëligjshëm. Është justifikuar në mënyra të ndryshme

Kemi disa institucione të përfshira dhe që do duhet të mbajnë përgjegjësi.Deri tani kemi reagim minimalis nga ana e Drejtorisë së Doganave që thotë kemi nisur menjëherë hetimin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy