
Fitore shprese për Dinamo Cityn! Kryeqytetasit triumfuan minimalisht ndaj Laçit në transfertë.
Një gol i shënuar nga Zabërgja në minutën e 12-të, i dha fitoren e dytë në kampionat, skuadrës së drejtuar nga Di Biagio.
Vlen të përmendet se Dinamo City luajti me 10 lojtarë nga minuta e 63-të, kur Behiratche u ndëshkua me të kuq.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e tetë me 6 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të shtatë.



