
Pas dekretit të Presidentit për shkarkimin e Erion Veliajt dhe kalimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, analisti Elton Metaj, i ftuar në emisionin “MCN Live”, deklaroi se zgjidhja përfundimtare duhet të vijë nga Kushtetuesja dhe ajo ka detyrimin të veprojë me urgjencë.
Besoj se Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm që duhet të japë zgjidhjen.
Ajo duhet të shprehet para datës 9 nëntor, që të mos shkojmë drejt një situate ngërçi institucional përpara zgjedhjeve.
Nëse Kushtetuesja nuk reagon në kohë, vendi rrezikon të përballet me një situatë absurd.
Nëse nuk kemi një vendim të qartë përpara zgjedhjeve dhe në rast se Veliaj rezulton se kishte të drejtë, do përballemi me një situatë ku kemi një kryetar bashkie të shkarkuar, por me shkarkimin e anuluar, dhe një tjetër të zgjedhur nga qytetarët. Kjo është receta klasike për një ngërç institucional.
Metaj thekson se Gjykata Kushtetuese duhet të ndjekë një procedurë të përshpejtuar.
Gjykata Kushtetuese duhet të ndjekë një procedurë të përshpejtuar, ose të ngrijë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ose të marrë një vendim përfundimtar mbi vlefshmërinë e dekretit presidencial dhe legjitimitetin e Erion Veliajt.
Gjykata Kushtetuese duhet të flasë tani. Kjo nuk është një çështje thjesht ligjore, por një çështje që prek vullnetin e qytetarëve, të cilët presin të votojnë më 9 nëntor me qartësi ligjore dhe institucionale.



