Shabani: Në Shqipëri ka betejë mes dy brezave, të rinjve dhe të vjetërve që kanë monopolizuar gjithçka

Shabani: Në Shqipëri ka betejë mes dy brezave, të rinjve dhe të vjetërve që kanë monopolizuar gjithçka

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani tha në emisionin “Scrolling” se në Shqipëri ka një betejë mes dy brezave, të rinjve dhe të vjetërve që kanë monopolizuar politikën, median, universitetet. 

Në thelb këtu ndarja s’ka qenë mes të majtës dhe të djathtën. Sfida reale e shoqërisë sot është mes dy brezave, që sot po shkon 30-40 vjeç dhe e shikon që në të gjitha fushat është shumë e vështirë që të shohë karrierë dhe të avancojë dhe një grupi njerëzish që kanë kapur të gjitha sektorët, që kanë krijuar monopole në spitale, universitete, Akademinë e Shkencave, politikë po e po, në media. Këtu ke një dimër që refuzon që i ka ikur koha dhe duhet të vijë pranvera. Nëse ke Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave, do të thotë që këtu s’ke garë të barabartë”. 

I pyetur mbi qëndrimet e tij ideologjike, Shabani tha që është për social-demokraci dhe është kundër pabarazive të mëdha në shoqëri. 

Unë besoj se një nivel pabarazie do ekzistojë gjithmonë në shoqëri dhe ndoshta s’është domosdoshmërisht i keq, por një nivel shumë i lartë pabarazie është i dëmshëm edhe për ekonominë, edhe për shoqërinë dhe dekurajon mobilitetin social. Te social-demokracia jam. Nëse shteti është demokratik jam për shtet të madh. Nëse është i korruptuar, sa më i vogël. Në Shqipëri as Nano as Berisha as Rama, s’kanë bërë as të majtën, as të djathtën”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy