Qëndrimi i Shqipërisë në rezolutat e votuara për konfliktin Izrael-Hamas, shihet si korrekt dhe në funksion të paqes në Lindjen e Mesme.
Politologët Shpend Gashi dhe Genc Burimi, thonë për MCN se vendi ynë mund të marrë vëmendje të rëndësishme në këtë konflikt për shkak të marrëveshjes Shqipëri-Itali për refugjatët.
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, e ka vendosur Shqipërinë në pozitat e një vendi që duhet të vendosë mbi qëndrimet rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara por edhe në Ligën Arabe.
Deri më tani janë votuar tri rezoluta në OKB ku Shqipëria ka votuar kundër rezolutë së Rusisë e cila nuk e cilësonte sulm terrorist atë që ndodhi në Izrael.
Abstenoi në rezolutën e propozuar në OKB nga Jordania që kërkonte armëpushim definitiv, dhe votoi pro rezolutës së Brazilit që kërkonte ndërhyrje humanitare.
Por ajo që krijon konfuzitet në këtë çështje në lidhje me qëndrimet e Shqipërisë është pjesëmarrja në rezolutën e ligës arabe që kërkon hetim për krime lufte në Gaza.
A cenon ky qëndrim marrëdhënien e Shqipërisë me partnerët strategjik?
Politologët Shpend Gashi dhe Genc Burimi, ndonëse kanë rezerva për Kryeministrin Rama, e vlerësojnë qëndrimin e Shqipërisë si parimor dhe në krahun e duhur.
Gashi thotë se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë pragmatist sepse në vetvete, përplasja ka qëllime ekonomike.
Qëndrimet e Shqipërisë sipas Burimit mund të cenojnë marrëdhëniet me Turqinë.
Burimi shkon edhe më tej në këndvështrimin e tij në këtë konflikt. Sipas tij, Shqipëria mund të dalë në plan të parë për shkak të marrëveshjes që ka firmosur me Italinë për refugjatët.



