
Askush nuk e kishte menduar se një fluturim nga Londra drejtë Nju Jork do bëhet për vetëm 3 orë.
Kompania “Japan Airlines” po investon 10 milionë dollarë për projektin e realizimit të avionit “Boom Supersonic”, që do të shkurtojë distanën mes këtyre dy vendeve.
"Boom Supersonic" është duke zhvilluar një avion pasagjerësh 55-vendesh që do të përgjysmojë kohën e fluturimit dhe do të jenë më i shpejtë, më i qetë dhe më i përballushëm për të fluturuar se sa "Concorde".
Avioni pritet të kapë një shpejtësi prej 2600 kilometrash për sekondë dhe të udhëtojë 8300 kilometra pa patur nevojë për furnizim me karburant.
Në një deklaratë Blake Scholl themeluesi i "Boom Supersonic" thotë se do të eliminohen të gjitha problemet e shfaqura me Concorde-n, si nxehja e madhe dhe deformimi i strukturës së avionit gjatë fluturimit si pasojë e shpejtësisë.
Avioni i ri pritet të nisë fluturimet në mesin e vitit 2020.



